Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bjellorusia ngrin aktivitetin e 190 kompanive të huaja

Autoritetet bjelloruse kanë ngrirë aktivitetin e 190 kompanive të huaja si përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit të vendosura ndaj Bjellorusisë për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

Një dekret i botuar në portalin zyrtar legjislativ, të martën, tha se aksionarët nga vendet që “kryejnë veprime jo miqësore kundër personave juridikë ose individëve bjellorusë u ndalohet të disponojnë aksionet e tyre”.

Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ka mbështetur pushimin rus të Ukrainës duke lejuar trupat ruse të hyjnë përtej kufirit të saj, shkruan Sky News të martën.

Të hënën, Britania tha se do të vendosë sanksione të reja ekonomike dhe tregtare ndaj Bjellorusisë.

Paketa e re do të përfshijë ndalimin e importit dhe eksportit të mallrave me vlerë rreth 60 milionë funte, duke përfshirë eksportet e mallrave të rafinimit të naftës, komponentëve të teknologjisë së avancuar dhe mallrave luksoze, dhe importet e hekurit dhe çelikut bjellorus.

Muajin e kaluar, Kanadaja njoftoi gjithashtu më shumë masa ndaj Bjellorusisë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Edhe Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë Arbëri 5 muaj më parë Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë

Sanksionet e reja synonin 13 individë dhe dy subjekte në Bjellorusi, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit Justin Trudeau.