Bill de Blasio do të fillojë mandatin e tij të dytë si kryetar i Nju Jorkut, gjatë një ceremonie ku do të kryejë betimin, transmeton AP.
Ai është rizgjedhur lehtë gjatë muajit nëntor në këtë pozitë, duke u bërë demokrati i parë që është rizgjedhur kryetar i New Yorkut që prej Edward Koch më 1985.
De Blaisio ka përmendur si suksese të mandatit të tij të parë, investimet në qytet, banimin e përballueshëm dhe përpjekjet për të zvogëluar krimin.
Ai është prezantuar si lider kombëtar në politika zhvilluese.
Ceremonia, e cila pritet të mbahet në ambient të hapur, vjen në kohën kur temperaturat në New York janë shumë të ulëta.
Artikuj të ngjashëm
-
Zohran Mamdani fiton zgjedhjet, New Yorku bëhet me kryebashkiakun e parë mysliman
-
SHBA-ja përgatit transferimin e pushtetit, mekanizmi i ka fillesat në vitin 1797
-
Bideni do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri pavarësisht kush fiton, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams paditet për korrupsion
-
Hapat që duhet të ndiqen pas tërheqjes së Bidenit nga gara