Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bie numri i migrantëve në Gjermani

Ka rënë numri i migrantëve dhe refugjatëve që kanë arritur në Gjermani gjatë muajit shkurt, njofton ministria e Brendshme gjermane.

Gjatë muajit shkurt në Gjermani janë regjistruar 14,289 refugjatë dhe migrantë të rinj, krahasuar me 14,476 sa kishin qenë në muajin janar, njofton Dpa.

Sa i përket kombësisë së refugjatëve dhe migrantëve që kanë arritur në Gjermani, vazhdojnë të prijnë migrantët nga Siria, Irkau dhe Eritrea.

Ndërkaq, numri i personave që kanë aplikuar azil është më i madh sesa numri i atyre që janë regjistruar se kanë hyrë në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm