Numri i azilkërkuesve në Austri ka vazhduar të bier ndjeshëm duke u regjistruar vetëm 5 011 aplikime në tremujorin e parë të vitit 2018, deklaroi sot ministrit austriak i Punëve të Brendshme.
Kjo është një rënie me më shumë se 41%, krahasuar me tremujorin e vitit 2017, transmeton atsh.
Nëse ky trend vazhdon, atëherë do të ketë rreth 15 000 aplikime gjithë vitin, duke e bërë numrin më të ulët të aplikimeve që prej vitit 2011.
Grupi më i madh i azilkërkuesve vazhdon të jetë nga Siria (1 241 aplikime), ndonëse ka pësuar një renie me 52% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Ndërsa grupi i dytë më i madh ishte nga Afganistani (768 aplikimi, në rënie me 45%).
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania nuk kryeson më në BE për azil – Franca dhe Spanja pranojnë më shumë kërkesa
-
Rreth 100 mijë kërkesa të aprovuara nga KQZ-ja për votim nga jashtë Kosovës
-
Për 6 ditë, mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim
-
Sirianët po përballen me refuzim azili në Evropë
-
Rriten kërkesat për azil nga Kosova, BE-ja kërkon më shumë ndërgjegjësim