Justin Trudeau ka humbur ndikimin shkaku i udhëtimit në Indi dhe përqendrimit në dallimet gjinore.
Sipas një sondazhi që ka kryer CBC, partia konservatore tani prin me 37.7 për qind kundër 33.7 për qind të partisë liberale të Trudeau. Krahu i majtë partia e re demokratike në këtë sondazh ka 18.5 për qind.
Stili i modës, politikat progresive, krahasuar me ato tradicionale, i siguroi sukses 46-vjeçarit nëpër sondazhe pas fitores së papritur në vitin 2015.
Përveç përzierjes së modës, Trudeau ishte kritikuar për ftesën që ia bëri terroristit Jaspal Atwal derisa ishte në Indi.
Atwal tentoi ta vrasë një ministër indian, i cili e vizitoi Kanadanë në vitin 1986. Edhe pse Trudeau nuk ishte i informuar për ftesën, e cila më vonë u tërhoq, episodi shihet si dëmtues për reputacionin e tij.