Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka vazhduar fushatën e tij në Iowa, duke deklaruar se me lehtësi do të mposhtë Donald Trumpin republikan, të cilin e akuzoi për një seri gënjeshtrash.
Nga Iowa, Bideni tha se një shtet siç është SHBA-ja, nuk mund të durojë një president që gënjen sa herë i vjen rasti. E ndërkohë, në sallën ku po bënte fushatë, ndodhej një grup që konfronton politikanët nëpër ngjarje politike, transmeton KTV.
Bideni u vu në siklet kur njëri i kërkoi këshillë se si të pajtohej me gruan. Bideni i tha se këshillat do t’ia ofronte pas përfundimit të takimit, por i riu insistonte që përgjigjen ta merrte menjëherë.
Në anën tjetër, sondazhet tregojnë për një garë të ngushtë në mesin e demokratëve. Senatori Bernie Sanders dhe Bideni janë përpara në garën partiake, ndërsa ndiqen nga Elizabeth Warren.