Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni takohet të shtunën me refugjatët ukrainas në Poloni

Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të takohet me refugjatët ukrainas dhe humanitarët amerikanë në Poloni të shtunën, ka thënë të premten këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, raporton CNN.

Ai ka thënë se presidenti do të mbajë gjithashtu një "fjalim të madh" dhe do të takohet me presidentin, Andrzej Duda të Polonisë.

“Ai do të mbajë nesër një fjalim madhor që do të flasë për rreziqet e këtij momenti, urgjencën e sfidës që ka përpara, çfarë do të thotë konflikti në Ukrainë për botën dhe pse është kaq e rëndësishme që bota e lirë të ruajë unitetin dhe vendosmëri përballë agresionit rus”, u ka thënë gazetarëve Sullivan në Air Force One.

Bideni udhëton të premten për në Poloni pasi mori pjesë në një raund samitesh urgjente në Belgjikë të enjten.