Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë të enjten se planifikon të kandidojë për president edhe në zgjedhjet e vitit 2024.
Biden, 78 vjeçar, është personi më i vjetër në historinë e SHBA-së i cili ka arritur të marrë pozitën e presidentit.
Po ashtu, deri vonë është besuar se Bideni do të shërbejë nga kjo pozitë vetëm për një mandat katër vjeçar deri sot kur deklaroi se do të kandidonte edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Joe Biden, ka mbajtur të enjten konferencën e tij të parë zyrtare si president.
Bideni ka hapur konferencën me deklaratën se qëllimi i tij i ri është marrja e 200 milionë dozave të vaksinave anti-COVID për të vaksinuar amerikanët brenda 100-ditëshit të tij në zyrën presidenciale.
“Unë besoj se mund ta bëjmë”, ka thënë Biden.
-
Bideni e quan tërheqjen nga gara çështje për ta shpëtuar demokracinë
-
Bideni u shkruan letër demokratëve, u thotë se do ta vazhdojë garën kundër Trumpit
-
Biden: Jam në këtë garë deri në fund dhe do të fitojmë
-
Joe Biden e Donald Trump - gati për debatin presidencial të së enjtes
-
Biden: Trumpi është një rrezik për demokracinë