Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pritet t’i dërgojë Kongresit një pako legjislative që e rrit autoritetin e qeverisë amerikane për ta mbajtur përgjegjëse qeverinë ruse dhe oligarkët rusë për luftën e presidentit Vladimir Putin kundër Ukrainës, shkroi The Guardian të enjten.
Ai pritet të kërkojë miliarda dollarë për shpenzimet amerikane shtesë në mbështetjen e ushtrisë ukrainase dhe që me sekuestrimin e aseteve të oligarkëve rusë të paguhen dëmet në Ukrainë.
Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarët do të kërkojnë shumën e plotë që mendojnë se do ta kenë të nevojshme deri në shtator për të mbështetur operacionet ushtarake të Ukrainës, si dhe ndihmë humanitare dhe ekonomike, tha zëdhënësja Jen Psaki.
Pakoja e propozimeve do të vendosë protokollet e reja se si fondet e sekuestruara mund të përdoren për ta ndihmuar rindërtimin e Ukrainës.
Propozimi i Bidenit po ashtu do t’i mundësonte SHBA-së që të ardhurat nga shitja e aseteve të sekuestruara të oligarkëve rusë për të shpaguar dëmet nga agresioni rus në Ukrainë.
-
Bideni njofton ndarjen e 2,5 miliardë dollarëve ndihmë për Ukrainën
-
Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit
-
Bideni zotohet t’ia dërgojë Ukrainës ndihmat e reja këtë javë
-
Bideni “i bindur” se republikanët do ta votojnë pakon ndihmëse 60-miliardëshe
-
Biden thotë se bllokimi i ndihmës për Ukrainën do të ishte “dhuratë Krishtlindjeje” për Putinin