Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni dhe mbesa votojnë në zgjedhjet për Kongres

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka votuar për zgjedhjet e mesmandatit për Kongres. Lideri amerikan ka votuar në një qendër votimi në Wilmington në Delaware.

Bideni shoqërohej me mbesën Natalia, e cila ka votuar për herë të parë. Votimi i hershëm fizik ka nisur të premten në shtetin e presidentit, Delaware.

Demokratët i kanë inkurajuar votuesit në mbarë vendin që të dalin menjëherë në zgjedhje me qëllim që të maksimalizojnë mbështetjen partiake. Për demokratët është e rëndësishme që dalja në zgjedhje të jetë sa më e lartë. Votuesit tashmë mund të votojnë edhe nëpërmjet postës elektronike.

Zgjedhjet e mesmandatit do të përcaktojnë se kush do ta kontrollojë Kongresin gjatë dy vjetëve të ardhshëm.