Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka refuzuar thirrjet e paraardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, për të planifikuar “menjëherë” një debat presidencial.
Trump ka anashkaluar çdo debat të primareve deri tash. Ai vazhdon të refuzojë të debatojë me ish-ambasadoren e tij në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, një pretendente për nominimin presidencial nga republikanët.
“Epo, po të isha në vendin e tij, do të doja të debatoja edhe unë”, u tha Biden gazetarëve kur u pyet për sfidën e Trumpit ndërsa presidenti ishte në një dyqan të vogël çaji në Las Vegas gjatë rrugës për fushatë. Me një gotë çaji në dorë, Biden shtoi: “Ai nuk ka asgjë tjetër për të bërë”.
Edhe pse primaret nuk kanë përfunduar ende, si Bideni ashtu edhe Trumpi konsiderohen tashmë si kandidatë të partive të tyre dhe kanë dëshirë ta kthejnë vëmendjen te zgjedhjet e përgjithshme.
Biden, i cili teknikisht është ende në primare, gjithashtu ka refuzuar të debatojë me disa nga rivalët për nominimin demokrat.
Edhe
Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore
Trump bëri thirrje për debat në “The Dan Bongino Show”, raportoi NBC. Bongino është një prezantues konservator, i cili për vite me radhë ka përkrahur Trumpin, si dhe teoritë e konspiracionit të tij – të gjitha të diskredituara– se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “të manipuluara”.
Trump ka performuar fuqishëm në sondazhet kundër Bidenit. Veçanërisht, një sondazh i NBC i publikuar të dielën tregon Bideni ka deficit prej pesë pikësh përqindjeje në një revansh hipotetik elektoral me Trumpin.