Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Biden: Pasojat e Capitolit ende po ndihen, demokracia amerikane mbetet e pathyeshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur një fjalim në një seancë të përbashkët të Kongresit në të cilin iu referua situatës në këtë vend, por edhe problemeve të shumta në botë, shkruan BBC.

Në fillim të fjalimit, Biden ka thënë se SHBA-ja, dhe rrjedhimisht administrata e tij, u përballën me shumë sfida në udhëheqje, duke përfshirë pasigurinë ekonomike, luftën në Ukrainë, tensionet me Kinën dhe shumë të tjera.

Gjithashtu, Bideni ka theksuar edhe një herë se pasojat e sulmit në Capitol ende po ndihen, por se asgjë nuk mund të kërcënojë demokracinë amerikane.

“Historia e SHBA-së është një histori e përparimit dhe elasticitetit. Demokracia amerikane mbetet e pathyeshme. Nuk ka asnjë arsye që republikanët dhe demokratët të mos punojnë së bashku në këtë Kongres të ri. Populli na ka dërguar një mesazh të qartë. Luftoni për hir të luftës. Ky ka qenë gjithmonë vizioni im për vendin. Të rikthehet shpirti i kombit, të rikthehet shtylla kurrizore e SHBA-së - klasa e mesme. Ta bashkojmë vendin”, ka thënë Biden.

Pjesa më interesante e fjalimit lidhej me gjendjen e ekonomisë amerikane, ku Biden hyri në një debat me përfaqësues të Partisë Republikane.

“Disa nga miqtë e mi në Partinë Republikane po përpiqen të marrin peng ekonominë. Ata duan që unë të vazhdoj me planet e tyre ekonomike. Të gjithë duhet të dini se cilat janë ato plane. Në vend që të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të taksave, disa republikanë duan t’i mbyllin programet e ‘Medicare dhe Sigurimeve Shoqërore’. Nuk po them se është shumica”, ka thënë kreu i SHBA-së.

Kjo deklaratë u prit me pakënaqësi të madhe nga republikanët në Kongres. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tundi kokën dhe përfaqësuesja Marjorie Taylor Greene u ngrit nga karriga dhe e quajti Bidenin gënjeshtar. Një numër republikanësh gjithashtu bërtitën “Nuk është e vërtetë”.

Edhe Biden: Demokracia amerikane është nën sulm, për të gjitha është faji i Trumpit Botë Biden: Demokracia amerikane është nën sulm, për të gjitha është faji i Trumpit

“Këto janë faktet. Kontrolloni gjithçka”, u përgjigj Biden.

Bideni fajësoi ish-presidentin Donald Trump për borxhin e SHBA-së.

“Nën administratën e mëparshme, deficiti i Amerikës u rrit. Asnjë president nuk e bëri borxhin kombëtar më të madh në katër vjet se paraardhësi im. Si u përgjigj Kongresi? Ata e ngritën kufirin e borxhit tre herë pa parakushte. Ata paguanin faturat e Amerikës për të parandaluar katastrofën ekonomike të vendit”, ka shtuar Biden.