Nëntë muaj pasi 20 kandidatë demokratë u mblodhën në debatin e parë të nominimeve presidenciale, numri i tyre ka rënë në dy: Bernie Sandersi dhe Joe Bideni. Për shkak të rrethanave, shumë njerëz kanë pritur se në këtë debat, dy kandidatët do ta respektojnë njëri-tjetrin, por kështu nuk ndodhi të dielën mbrëma.
Sandersi e nisi një betejë të ashpër me Bidenin, duke e ndryshuar drastikisht kursin për dallim prej katër vjetëve me parë ndaj Hillary Clintonit.
Kësaj radhe, kandidati që para disa javësh ishte pretenduesi kryesor i garës, tregoi se nuk do të lëshojë pe ashtu siç ndodhi edhe para katër vjetësh.
Të dy kandidatët folën për masat personale të ndërmarra për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit dhe të dy pranuan se stafi i tyre është në shtëpi dhe po punon përmes internetit, raporton KOHA.
E të dy i ngatërruan rrethanat, kur folën për epidemitë e fundit që përfshin botën. Gripit të vitit 2009, Bideni iu referua si N1HI, në vend se H1N1.
Edhe
Nis këtë javë vlerësimi për katër kandidatët për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
Ndërkaq Sandersi, koronavirusit i referohej si “Ebola”. Krejt në fund të debatit, Bideni fitoi poenë politikë kur premtoi se nëse zgjidhet president, do të emërojë një zëvendëspresidente.
E një gjë të tillë nuk e premtoi Sandersi, por tha se do të angazhohet shumë në këtë drejtim.