Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett ka diskutuar sot me presidentin e SHBA-së Joe Biden mbi mënyrat për të ndaluar programin bërthamor të Iranit, raporton Reuters.
Të dy liderët kanë diskutuar gjithashtu mbi tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë.
Gjatë një bisede telefonike, Bennett ka uruar Biden për veprimin e ushtrisë amerikane që çoi në vrasjen e liderit të ISIS-it, Abu Ibrahim al-Quraishi.
Ai gjithashtu ka falënderuar Biden për mbështetjen e Izraelit duke i bërë ftesë për vizitë në Izrael.
Artikuj të ngjashëm
-
Netanyahu: Izraeli nuk është palë e marrëveshjes SHBA-Iran
-
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet ndaj njëri-tjetrit
-
Trumpi thotë se do të kërkojë nga Netanyahu të mos hakmerret ndaj Iranit
-
Bisedë e tensionuar Trump-Netanyahu për Libanin: Si i bërtiti presidenti amerikan kryeministrit izraelit
-
Rubio: Irani është dakorduar të negociojë programin e tij bërthamor