Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bëjnë selfie me Mogherinin, kritikohen deputetët iranianë

Mediat iraniane kanë kritikuar ashpër disa deputetë vendorë, të cilët sipas tyre, kanë rënë në situatë qesharake “në konkurrencën” për të bërë selfie me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

Mogherini ishte në mesin e delegacionit të zyrtarëve të huaj, të cilët udhëtuan në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Hasan Rouhani, por duket se ajo ka tërhequr më së shumti vëmendje, pasi që anëtarët e parlamentit “e rrethuan” për t’u fotografuar me të, transmeton AFP.

Image