Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, do të udhëtojnë për në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën, ka konfirmuar zyra e tij për Reutersin. Ai do të kthehet po këtë ditë në Ukrainë.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se do të ishte e zgjuar që Zelenskiy të qëndronte në Ukrainë, për shkak të përgatitjes së Rusisë për pushtim.
Ndërkohë, një lider separatist, Leonid Pasechnik, nga Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut, ka nënshkruar një dekret duke thirrur për mobilizim të plotë ushtarak. Një tjetër lider separatist, Denis Pushilin i qeverisë separatiste pro-ruse, ka bërë thirrje të tillë më herët.
Ushtria ukrainase ka thënë se ka regjistruar 12 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës të shtunën në mëngjes, pas 66 rasteve në 24 orët e fundit, transmeton TheGuardian.
Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 raste duke përdorur artileri të rëndë e cila është e ndaluar me marrëveshjen e Minskut.
Misioni i Special Vëzhgimit OSCE ka thënë se ka parë një “rritje dramatike” në shkelje të armëpushimit ditëve të fundit.
-
Zelensky planifikon vizitë në SHBA për të kërkuar ndihmë shtesë
-
Ukraina – fokusi i Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munih
-
Zelensky dëshiron të shkojë në OKB më 24 shkurt
-
Zelensky: Rusia planifikon mobilizim tjetër për një valë të re lufte
-
Zelensky pritet të takohet me Bidenin, do t'i drejtohet edhe Kongresit