Zjarri i madh ka përfshirë një depo në qytetin rus të Shën Petersburgut. Ministria ruse e emergjencave ka raportuar se zjarri ka përfshirë depon prej 70 mijë metrave katror.
Më shumë se 270 zjarrfikës dhe 57 automjete janë angazhuar në shuarjen e këtij zjarri të madh. Nuk është raportuar për të vdekur.
Një kompani e shitjeve në internet ka konfirmuar se zjarri kishte djegur depon e saj. Sipas hetimeve të para, shkaku i zjarrit ishte keqfunksionimi i kabllove elektrik në depon e madhe në Shën Petersburg.
Artikuj të ngjashëm