Bashkimi Evropian ka vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve të Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë.
Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve anëtare të BE-së, gjatë takimit në Bruksel, kanë vendosur për vazhdimin e tyre deri në mars të vitit 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfati i tyre do të skadonte të premten.
Këshilli Evropian tha se vlerësimi i situatës në terren në Ukrainë “nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve”.
BE-ja ka nisur t’iu ngrijë asetet dhe t’iu ndalojë vizat personave përgjegjës për veprime kundër integritetit territorial të Ukrainës në mars të vitit 2014, pasi Rusia ka pushtuar dhe aneksuar gadishullin e Krimesë.
Sanksionet janë vazhduar çdo gjashtë muaj.