Ditën e sotme do të nisin negociatat formale në Bruksel, ndërsa negociatori i Britanisë së Madhe kërkon nga Bashkimi Evropian të tregojë “fleksibilitet dhe imagjinatë”.
Sekretari i Britanisë për Brexit kërkon të fillojnë diskutimet për marrëveshjet tregtare, që do të zbatohen pas largimit të Anglisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Shekulli njoftimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu zyrtarë të BE-së janë shprehur se duhet të shohin progres për sa i përket çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian në Britani, kufirit me Irlandën dhe “faturën e divorcit”, përpara se të ketë një avancim në bisedimet e marrëveshjeve të tregtisë me Britaninë.
Të dyja palët kanë deklaruar se ende nuk ka një propozim konkret për raundin e tretë të negociatave.
Sipas mediave në Bruksel edhe në raundin e tretë të bisedimeve nuk pritet një avancim në drejtim të çështjes së të drejtave të qytetarëve evropian dhe marrëveshjes së tregtisë, pas largimit të Britanisë së Madhe nga unioni.