Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë sot se në gjenocidin në Srebrenicë, 22 vjet më parë, janë shkelur në mënyrë të rëndë vlerat si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe komisionari i BE-së për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me rastin e 22-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vitin e 22-të të gjenocidit në Srebrenicës zemra jonë dhe mendimet tona janë me viktimat e gjenocidit dhe me familjarët e miqtë e tyre. Sot përkujtojmë me nder viktimat”, thanë ata.
Pasi Srebrenica u pushtua nga njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiqit, më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë, të cilët u strehuan tek ushtarët holandezë, iu dorëzuan serbëve.
Serbët, të cilët lejuan mbërritjen e grave dhe të fëmijëve në rajonin e kontrolluar nga ushtarë boshnjakë, masakruan më shumë se 8,000 boshnjakë në zonën e pyllëzuar, nëpër fabrika dhe depo të cilët në atë periudhë u varrosën në varre masive.
vitin 2007, kjo ngjarje u pranua si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Mbetjet mortore, të gjetura në varret masive, në punimet e nisura për të gjetur të zhdukurit pas luftës, pas përcaktimit të identitetit, varrosen çdo vit më 11 korrik me një ceremoni të zhvilluar në varrezat memoriale në Potoçari.