Bruksel, 10 mars – Këshilli Evropian përsërit me forcë dhe pa mëdyshje mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, rajon ku situata mbetet delikate, duke marrë në konsideratë sfidat e brendshme dhe të jashtme me të cilat do t’i duhet të përballohet, thuhet në konkluzionet e Këshillit Evropian, të mbështetura nga të gjitha shtetet anëtare përveç Polonisë “për arsye të pavarura nga merita”.
”Këshilli do të vazhdojë të monitorojë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe nënvizon rëndësinë që kanë vazhdimi i procesit të reformave, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë përfshirë iniciativat për bashkëpunimin rajonal”, thuhet më tej në këto konkluzione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke përshëndetur përparimet e bëra deri tani nga vendet e rajonit, Këshilli Evropian nënvizon se Bashkimi Evropian mbetet i gatshëm dhe aktiv në të gjitha nivelet për të ndihmuar për realizimin e reformave dhe projekteve të orientuara drejt unionit”, thekson komunikata e Këshillit Evropian.
Bashkimi Evropian po zhvillon në Bruksel samitin e pranverës.