Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të vazhduar sanksionet ekonomike të bllokut ndaj Rusisë, për ta ndëshkuar këtë të fundit për agresionin e saj në Ukrainë.
Drita e gjelbër për sanksione për gjashtë muajt e ardhshëm është dhënë në samitin e BE-së, që po mbahet në Bruksel më 29 qershor.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kanë bërë thirrje liderëve të pajtohen për sanksionet, pasi kanë dhënë detaje sa është zbatuar marrëveshja e Minskut.
Pavarësisht përpjekjeve për të arritur një armëpushim afatgjatë në Ukrainë, pakti i arritur në kryeqytetin bjellorus nuk është zbatuar asnjëherë plotësisht nga të dy palët.
Sanksionet, të cilat kryesisht godasin sektorin bankar dhe atë të energjisë në Rusi, janë vënë fillimisht në verën e vitit 2014, pasi Rusia ka ankesuar Krimenë dhe ka mbështetur separatistët në konfliktin në lindje të Ukrainës.
Edhe
BE-ja dështon të miratojë sanksionet e reja kundër Rusisë
Më shumë se 10,300 persona janë vrarë në konflikt, derisa liderët e BE-së kanë thënë se sanksionet nuk do të hiqen derisa Rusia dhe palët tjera në konflikt të arrijnë përparim siç është paraprë në marrëveshjen e Minskut.
Nga viti 2014, sanksionet janë zgjatur çdo gjashtë muaj.
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet
-
BE-ja planifikon të ndalojë hyrjen në bllok të kujtdo që ka luftuar krah Rusisë në Ukrainë
-
BE-ja vendos sanksione për rrëmbimin nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas