Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja synon të dëbojë të gjithë emigrantët që nuk kanë arsye të qëndrojnë

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, prezantoi në Bruksel një strategji të re për trajtimin e atyre që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian dëshiron që shumë emigrantë të paligjshëm të kthehen atje nga kanë ardhur. Deri më tani, vetëm 21 për qind e atyre që nuk kanë marrë statusin e refugjatit janë deportuar dhe janë kthyer në vendlindje.

“Është e nevojshme t'i dërgohet emigrantit një kërkesë për ripranim në vendin e origjinës menjëherë pas vendimit për refuzimin e azilit. Atëherë ne mund të veprojmë sipas atij vendimi dhe në fakt ta kthejmë atë person. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të punojmë së bashku. Shtetet nuk mund ta zgjidhin këtë problem të vetëm dhe as Komisioni Evropian i vetëm”, ka thënë Ylva Johansson.

Brukseli është i shqetësuar për numrin e madh të kërkesave për azil. Në vitin 2022 janë paraqitur 924 mijë kërkesa, që është një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin 2021. Franca, Gjermania, Spanja dhe Austria janë vendet për të cilat emigrantët e paligjshëm aspirojnë më shumë. Jo të gjithë kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare.

Catherine Woollard, drejtoreshë e Këshillit Evropian për Refugjatët dhe Mërgimtarët, ofron zgjidhjet e saj për problemet e këtyre emigrantëve ekonomikë.

“Një prej tyre do të ishte zgjerimi i kanaleve për migracionin legal, numri i të cilëve është ulur në Evropë në 20 vjetët e fundit. Këta njerëz duan të vijnë në Evropë për të gjetur një punë, ndërsa Evropa ka nevojë për punëtorë”, ka thënë Woollard.

Edhe Punësimi i emigrantëve në BE arrin nivelin më të lartë historik Botë 2 d. më parë Punësimi i emigrantëve në BE arrin nivelin më të lartë historik

Komisioni Evropian është i gatshëm të bashkëpunojë për trajtimin e emigrantëve me vendet e tyre të origjinës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Por Woollard beson se do të ishte më mirë të fokusoheshin burimet në zhvillimin e këtyre vendeve.

Dokumenti mbi “strategjinë e re” për qasjen ndaj emigrantëve do të diskutohet në një takim jozyrtar të ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm në Stokholm më vonë këtë javë.