Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja planifikon ta sanksionojë ministrin e Mbrojtjes së Rusisë

Bashkimi Evropian po planifikon ta sanksionojë ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu dhe Agjencisë së Hulumtimit të Internetit (IRA) të mbështetur nga Kremlini, ka thënë një diplomat i BE-së, raporton CNN.

Diplomati ka thënë se suspendimi ministrit rus të Mbrojtjes dhe i Agjencisë është punë e kryer.

E gjitha mbetet të finalizohet nëpërmjet procedurave të shkruara dhe se duhet publikuar dhe hyjnë në fuqi më vonë sot.

Fotografitë satelitore të 24 orëve të fundit kanë treguar lëvizjen e trupave dhe zhvillimet në Rusinë perëndimore dhe më shumë se të 100 mjeteve ushtarake në një aeroport në Bjellorusi, afër kufirit me Ukrainën.

Ditë më parë tensionet arritën në nivel tejet të lartë pasi që Rusia njohu zyrtarisht si shtete dy rajone të Ukrainës që deklaruan pavarësinë. Perëndimi ka nisur me sanksione ekonomike si kundërpërgjigje.