Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja përpiqet të ruajë raportet me Jordaninë

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë takuar mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe djalin e tij, princin e kurorës, Hussein, në vazhdën e përpjekjeve për të mbajtur marrëdhëniet e ngushta diplomatike me Jordaninë në kohën kur lufta Izrael-Hamas është përshkallëzuar.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe princi Husein janë takuar edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Një ditë më parë, mbreti jordanez dhe djali i tij u pritën nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael dhe i ka bërë kërkesë përfaqësuesit izraelit që të mos kthehet në Jordani derisa të përfundojë kriza e Gazës.

Udhëheqësit arabë kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm, edhe pse Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi se një masë e tillë do të ishte kundërproduktive dhe do të mund të nxiste më shumë dhunë nga grupi militant.