Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja në gjendje alarmi mbi dezinformimin para zgjedhjeve evropiane

A do të trazojnë “fake news” fushatën elektorale evropiane sikurse ndodhi me referendumin e Brexit apo zgjedhjen e Donald Trump? Ky është shqetësimi i madh i autoriteteve evropiane, të bindur që Moska qëndron pas këtij problemi.

Disa javë nga votimi, BE-ja kërkon të koordinojë iniciativat e shteteve anëtare, duke rritur presionin mbi rrjetet sociale si “Facebook” dhe “Twitter”, që janë bërë platformat e privilegjuara të dezinformimit.

“Ka forca të jashtme anti-evropiane, që përpiqen të influencojnë zgjedhjet demokratike të evropianëve”, paralajmëroi kohët e fundit presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i shqetësuar për ndërhyrje të mundshme gjatë zgjedhjeve evropiane të 23-26 majit.

Disa personalitete identifikojnë Moskën si shefin e orkestrës së përpjekjeve për manipulim të opinioneve nëpërmjet “fake news”.

“Ka prova që tregojnë se Rusia është burimi kryesor i këtyre fushatave”, theksoi një prej zëvendëspresidentëve të Komisionit Europian, Andrus Ansip.

Nga imigracioni tek korruptimi i elitave, duke kaluar nga komplotet e të gjitha llojeve, “fake news” mbështesin shpesh herë tematika që përputhen me lëvizjet e ashtuquajtura populiste apo të ekstremit të djathtë.

Edhe BE me strategji më të ashpër për të ndaluar influencën ruse në Europë Botë BE me strategji më të ashpër për të ndaluar influencën ruse në Europë

Ato shfrytëzojnë zhdërvejllësinë e internetit për të shpërndarë informacione të bujshme si mungesa e besimit tek insitutcionet dhe mediet.

“Kjo është një plagë e padukshme që futet në jetën e qytetarëve tanë dhe influencën opinionet dhe vendimet tona”, shkruan komisionerja, Mariya Gabriel, e ngarkuar me ekonominë informatike, në një raport të publikuar në fund të marsit nga Fondacioni Robert Schuman.