Parlamenti evropian i ka pranuar rregullat e reja për sistemin informativ për viza –VIS, që do të avansojë shkëmbimin e të dhënave midis shteteve anëtare, duke e lehtësuar identifikimin e migrantëve të paligjshëm, raportojnë agjencitë e lajmeve.
VIS është sistemi më i ri, në kuadër të sistemeve informative evropiane, që do të reformohet shkaku i sfidave më të reja me të cilat përballet BE-ja dhe i cili autoriteteve do t’u japë informatat kryesore rreth parashtruesve të kërkesave për vizë, për qëndrim afatshkurtër në zonën e Schengenit, transmeton koha ditore.
Zyrtarët kufitarë dhe konsullatat e shteteve anëtare në botë do të lidhen përmes një baze të dhënash të këtij sistemi, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së, posaçërisht nga rrjetet terroriste dhe krimi i organizuar.
Raportuesi Carlos Coelho, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg ka përkujtuar se si më 2017 ishin dhënë më shumë se 16.000 viza, se në Schengen, përpos turistëve, kanë ardhur për të studiuar më shumë se 800.000 punëtorë, që i janë bashkuar familjeve të tyre dhe se rreth 500.000 veta kishin ardhur në Evropë për të studiuar, raporton “Al Jazeera”, transmetoh Koha.net
“Ata kanë dobi prej lëvizjes së lirë në Schengen, por nuk kanë të regjistruar në asnjë bazë evropiane të dhënash”, ka thënë Coelho.
“VIS do të pengojë migrimin e paligjshëm dhe do ta përmirësojë sigurinë dhe drejtësinë, gjë që paraqet hap të madh drejt qytetarisë evropiane”, ka thënë ai.