Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja lidh marrëveshje me “Bavarien Nordic” për 110,000 vaksina kundër lisë së majmunëve

Bashkimi Evropian ka nënshkruar të martën marrëveshje me Bavarien Nordic (BAVA.CO) për furnizim me rreth 110.000 doza të vaksinave kundër lisë së majmunëve, kanë njoftuar nga BE-ja dhe kompania.

Vaksinat do të blihen me fondet e BE-së dhe do të dorëzohen në shtetet e BE-së, tha komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides. Dozat duhet të jepen në proporcion me popullsinë, duke filluar nga shtetet me nevojat më urgjente.

Dorëzimi do të fillojë menjëherë dhe do të përfundojë në muajt në vijim, njoftoi kompania, përcjell Reuters të martën.

Rreth 900 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në 19 vende të BE-së dhe në Norvegji e Islandë, të cilat do të kenë të drejtë të marrin doza, pavarësisht se nuk janë anëtare të BE-së, tha Komisioni.

Vaksina daneze Bavarien Nordic, e njohur si Imvanex në Evropë dhe Jynneos në Shtetet e Bashkuara, janë miratuar kundër lisë, Ndërkohë në BE ende nuk është autorizuar kundër lisë së majmunëve.

Edhe BE-ja miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve Botë BE-ja miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve

“Megjithatë, vaksina kundër lisë mbron njerëzit edhe nga lija e majmunëve, pasi ky virus është i lidhur ngushtë me virusin e lisë”, tha Komisioni.

Rregullatori i barnave i BE-së është aktualisht në bisedime me Bavarien Nordic për një miratim të shpejtë të vaksinës edhe kundër lisë së majmunëve, tha Komisioni.