“Dera është e hapur” nëse Britania dëshiron të rikthejë votën e vitit 2016 për të dalë nga Bashkimi Evropian, ka thënë Pierre Moscovici, Komisioneri Evropian për Ekonomi dhe Union Monetar, për mediat franceze gjatë një interviste të shtunën.
Disa politikanë britanikë kanë thënë se duhet mbajtur edhe një referendum për të vendosur se a dëshirojnë të dalin nga BE kur të bëhen të ditura kushtet e largimit dhe marrëdhëniet e mundshme të ardhshme midis Britanisë dhe bllokut ekonomik, raporton Reuters.
I pyetur për këtë çështje në intervistën përbashkët me televizionin francez “C News”, radion “Europe 1” dhe gazetën “Les Echos”, ish-ministri francez i financave Moscovici tha: “Dera është e hapur”, transmeton Koha.net.
“Nëse britanikët dëshirojnë të ndryshojnë mendje, kjo do të ishte më se e mirëseardhur”, shtoi ai.
-
Kryeministrja skoceze Sturgeon: BE do të na mirëpresë sërish krahëhapur
-
BE-ja e Britania vazhdojnë bisedimet për BREXIT-in
-
Britania dhe BE-ja tentojnë të shmangin Brexitin pa marrëveshje
-
Johnson: Britania të bëhet “gati” për mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes tregtare me BE-në
-
Dilemat për të ardhmen e Britanisë së Madhe pas daljes nga BE-ja