Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja do t’u ndihmojë kompanive evropiane të prekura nga sanksionet ruse

Kompanitë brenda Bashkimit Evropian, të cilat janë prekur nga sanksionet kundër Rusisë, mund të marrin deri në 400,000 euro ndihma shtetërore, sipas një dokumenti të Komisionit Evropian të parë nga Reuters.

Kompanitë në sektorët e bujqësisë, peshkimit dhe akuakulturës mund të marrin deri në 35,000 euro grante të drejtpërdrejta, avantazhe tatimore dhe pagesa dhe garanci, thuhet në dokument.

Hapi për të lehtësuar rregullat e ndihmës shtetërore për mijëra kompani që përballen me ndërprerje në zinxhirët e tyre të furnizimit për shkak të sanksioneve, pasoi një hap tjetër të vendosur dy vjet më parë kur ekzekutivi i BE-së lehtësoi rregullat për të ndihmuar bizneset e goditura nga COVID.

Kompanitë e goditura nga çmimet e larta të gazit dhe energjisë elektrike mund të marrin ndihmë që nuk i kalon 30 për qind të kostove të pranueshme deri në një maksimum prej dy milionë euro, thuhet në dokument.

Garancia është e kufizuar në gjashtë vjet dhe mbulon vetëm kreditë për investime ose kapital qarkullues.