Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Baza e fuqishme në Delaware që po armatos Ukrainën

Teksa presidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkuar nga Kongresi 33 miliardë dollarë ndihma në luftën e Ukrainës kundër Rusisë, furnizimi me armatim nga baza ajrore e Delawaret ka vazhduar.

Të premten një aeroplan C-17 po ngarkohej me raketa dhe pajisje mbrojtëse, të cilat do të hyjnë në Ukrainë nga Polonia. Udhëheqësit e kësaj baze kanë thënë se po i përgjigjen prioritetit të presidentit për ta furnizuar me armatim Evropën Lindore dhe Ukrainën. Baza dëshiron saktësi dhe shpejtësi në lëvizjen e armatimit, sepse e di që Ukraina ka shumë nevojë për këtë armatim.

Që prej fillimit të luftës ruse në Ukrainë, baza amerikane me më shumë se 70 misione ajrore ka dërguar 7 milionë kilogramë pajisje dhe armatim në Evropë. Komandanti i bazës thotë se grupi shpërndan gjënë e duhur në vendin dhe kohën e duhur.

Pakoja e re e ndihmës së Bidenit përfshin 20 miliardë dollarë në shpenzimet e mbrojtjes për Ukrainën dhe aleatët e SHBA-së dhe 8.5 milionë për t’ia mundësuar Qeverisë ukrainase që të paguajë shërbimet dhe pagat e punëtorëve.

3 miliardë të tjera pritet të ofrohen për programet botërore për ushqim dhe ndihma humanitare, përfshirë paratë për t’i ndihmuar refugjatët ukrainas që kanë arritur në SHBA. Pakoja e re financiare, sipas zyrtarëve amerikanë, pritet të zgjasë së paku pesë muaj.