Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bastiset banesa e ekstremistit në Gjermani, gjenden armë

Hetuesit gjermanë kanë sekuestruar armë, përfshirë tri granata dore dhe një hark, nga shtëpia e një të dyshuari ekstremist anti-qeveritar i cili kërkohej si pjesë e hetimit mbi gjuhën e urrejtjes.

Prokurorët kanë thënë se 55-vjeçari nga Munihu u arrestua, raportoi AP.

Ai po hetohej për mbështetje të krimeve dhe përçmim të kujtimit të të vdekurve. Kjo për shkak të një postimi në Twitter vitin e kaluar që përkrahte vrasjen e dy policëve në Gjermani në janar 2022 kur ata kishin ndaluar dy burra të dyshuar.

Hetuesit gjetën armët në banesën e tij dhe aty përfshiheshin disa thika, pistoletë dhe mijëra fishekë.

Artikuj të ngjashëm