Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bashkëthemeluesi i internuar taleban rikthehet në Afganistan

Në disa videoxhirime të shpërndara në Twitter nga një zyrtar taleban besohet se shfaqen pamjet e liderit politik të lëvizjes, mullahut Abdul Ghani Baradar, duke arritur në Kandahar të Afganistanit.

Në videon e lëshuar nga “HIJRAT MEDIA”, që është e afërt me lëvizjen talebane, Baradar shfaqet i shoqëruar nga mbështetësit e tij me të dalë nga aeroplani.

Besohet se Bardar ka fluturuar nga Doha e Katarit, ku ishte diuke jetuar tash e sa kohë dhe ku talebanët kanë një zyrë të tyren politike.

Rikthimi i tij ka ndodhur pasi që talebanët e morën nën kontroll Afganistanin, javën e kaluar me një shpejtësi të paparashikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre perëndimor.

Artikuj të ngjashëm