Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Barnier: Një Brexit pa marrëveshje çdo ditë dhe më i mundur

Bruksel, 2 prill – Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier deklaroi sot se një dalje pa marrëveshje e Londrës nga BE-ja po bëhej çdo ditë dhe më e mundur.

“Një Brexit pa marrëveshje nuk ka qenë kurrë dëshira ime, por po bëhet çdo ditë dhe më i mundur“, tha Barnier në një konferencë në Bruksel.

“BE-ja e të 27-ve tani është gati”, paralajmëroi ai.

“Le të mos harrojmë se kishim një marrëveshje që u arrit nga Theresa May, qeveria britanike, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian më 25 nëntor, katër muaj më parë”, tha Barnier.

”Ne u përpoqëm të siguronim që Britania e Madhe të mund të largohej nga BE-ja më 29 mars, ashtu siç ishte planifikuar. Nëse Britania e Madhe dëshiron ende të largohet në një mënyrë të rregullt, kjo marrëveshje vazhdon te mbetet akoma” shtoi ai/AFP, ATSH.