Këshilli lokal i regjionit të Kievit u ka thënë njerëzve të largohen nga zona gjatë një armëpushimi sot.
Një korridor humanitar është hapur në Bucha, Borodyanka, Irpin dhe Gostomel, rreth kryeqytetit.
Autobusët do të presin për t’i çuar në siguri pasi të arrijnë në pikën e evakuimit.
Në një postim në Facebook këshillohen banorët të ecin me qetësi drejt autobusëve që presin.
Më herët sot, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se gjysma e popullsisë së kryeqytetit tashmë ishte larguar nga qyteti./Sky News/
Artikuj të ngjashëm
-
Klitschko kërkon nga banorët e Kievit që të mos kthehen
-
Rusia paralajmëron armëpushim të përkohshëm që të evakuohen civilët
-
Ushtria ruse shpall një korridor të sigurt për largimin e banorëve të Kievit
-
Shpërthime në Kiev, u bëhet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore
-
Zelensky urdhëron civilët të largohen nga Donetsku