Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Banditët në Madagaskar djegin disa shtëpi, 32 të vdekur

Të paktën 32 persona vdiqën në Madagaskar, në një zonë në veri të kryeqytetit të premten pasi banditët lokalë të njohur si "dahalo" dogjën disa shtëpi, sipas deklaratave të ministrisë së Mbrojtjes.

Vrasjet ndodhën në distriktin Ankazobe, rreth 75 kilometra në veri të kryeqytetit Antananarivo gjatë natës së të premtes, raportoi Reuters të dielën.

"Njerëzit këtu përjetuan një tragjedi të vërtetë. Shumë jetë humbën. 32 njerëz vdiqën. Është një krim i kryer nga banditë të pamëshirshëm që dogjën të gjallë edhe gra dhe fëmijë”, tha Ministri i Mbrojtjes, Gjenerali Richard Rakotonirina në një video të postuar në faqja e ministrisë në Facebook vonë të shtunën.

"Dahalo" janë banda të organizuara kriminale në pjesë të Madagaskarit që vjedhin bagëti nga anëtarët e komunitetit dhe orkestrojnë forma të tjera të ndryshme banditizmi.

"Ne do të ndjekim ata që kryen këtë krim dhe bashkëpunëtorët e tyre” tha Rakotonirina, duke shtuar se forcat e sigurisë ishin vendosur në zonë për të gjetur autorët.

Ai shtoi se sulmi në zonë ishte me gjasë hakmarrje nga "dahalo" kundër anëtarëve të komunitetit për sigurimin e informacionit për personelin e sigurisë gjatë operacioneve të mëparshme kundër tyre.