Autoritetet në qytetin meksikan Tula kanë inspektuar automjetin e modifikuar që është përdorur nga një grup kriminal për të nxjerrë nga burgu nëntë të burgosur. Një furgon me mburojë metali ishte në hyrje të burgut meksikan.
Përveç këtij furgoni të sofistikuar që ndihmoi në lirimin e të burgosurve, grupi kriminal shpërqendroi rojat e burgut me disa automjete të tjera. Dëshmitarët kanë dëgjuar shpërthime të njëpasnjëshme.
Autoritetet kanë bërë të ditur se automjetet qëllimshëm janë shpërthyer, por ende janë duke bërë hetimet se me çfarë mjete u shkatërruan ato. Përdorimi i automjeteve bomba nga grupet kriminale në Meksikë është rralluar në vitet e fundit.
Sulmi i fundit me automjet bombë ndodhi në vitin 2010 kur u vranë tre persona. Incidenti i kësaj jave ishte një prej hyrjeve më dramatike në burgjet meksikane. Autoritetet kanë konfirmuar se të burgosurit e arratisur ishin të dënuar për krime të rënda si vrasje dhe kidnapime.
-
Dhjetë të vdekur pas një sulmi të armatosur në një burg në Meksikë
-
Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”
-
Të paktën 11 të vrarë nga një sulm i armatosur në Meksikë
-
Gjenden gjashtë koka të prera në një rrugë në Meksikën qendrore
-
Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë