Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Avionë luftarakë të Serbisë bëhen me raketa të fuqishme

Krahas 10 "migëve 29", Serbia së shpejti mund të ketë avionin sulmues të modenizuar “petrit”.

Kjo do të jetë fluturakja e parë që do të lansojë raketën VRVZ-200 nga ajri përdorimi i të cilave pritet të bëhet pas dy vjetësh, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë risi, siç përcjell “blic” i Beogradit e ka zbuluar portali "Tango Six".

Siç njoftohet, në aeroportin e Batajnicës janë eskpzouar tri “petritë” me demonstruesit e tyre.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr pajisja e “petritit” me dy ulëse që gjendet në përbërjen e eskadrilës 241 gjuajtëse-bombarduese "Tigrovi", 98 e bazës ushtarak ajrore nga aeroporti lagjevci.

“Nuk është fare për t’u habitur që në këtë avion, krahas lansuesve me katër tyta, “rrufeja” e kalibrit 128 mm, armatim standard i këtij avioni, të ketë edhe raketa vetëlansuese ajër –tokë VRVZ-200.

Aktualisht Ushtria e Serbisë i ka shtatë “petritë” nga të cilët një është në remont.