Shërbimet emergjente të Rusisë kanë njoftuar se gjithë dhjetë trupat që ishin në aeroplanin “Embarer Legacy”, janë gjetur, raporton BBC.
Sipas autoriteteve ruse, në aeroplanin, që u rrëzua të mërkurën, ishte shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i tij Dmitry Utkin – njeriu që i dha emrin grupit mercenar.
Fokusi tash është për të zbuluar shkaktarin e rrëzimit të aeroplanit. Aeroplani u rrëzua në afërsi të Moskës.
Policia ka rrethuar zonën ku është rrëzuar aeroplani dhe Autoriteti i Aviacionit të Rusisë ka formuar një komision special për të hetuar.
Shumë rusë nuk kanë ngelur të befasuar me raportimin për vdekjen e Prigozhinit.
Kur Prigozhin dy muaj më parë nisi një rebelim, ai po ashtu sfidoi edhe autoritetin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Ndonëse ishte thënë se grupi Wagner është falur nga Rusia, shumë ishin të mendimit se Putini nuk do të falë lehtë.
Dëshmitarët ikanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime, duke lënë të kuptohet se aeroplani ishte qëlluar nga ndonjë raketë, raporton BBC.
Edhe
Rusia s’do ta hetojë sipas rregullave ndërkombëtare rrëzimin e avionit ku vdiq Prigozhini
Vdeljen e Prigozhinit e ka konfirmuar edhe Grupi Wagner në kanalin “Zona Gri” në Telegram.
“Kreu i Grupit Ëagner, një Hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij – Yevgeny Viktorovich Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Por edhe në ferr, ai do të jetë më i miri. Lavdi Rusisë.”
Agjencia Federale e Transportit Ajror ka publikuar gjithashtu një listë të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar: Yevgeny Prigozhin, Dmitry Utkin, Sergej Propustin, Yevgeny Makaryan, Alexander Totmin, Valeriy Chekalov, Nikolai Matuseev; anëtarët e ekuipazhit ishin: Aleksei Levshin, komandant; Rustam Karimov, bashkë-pilot; Kristina Raspopova, stjuardesë.