Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autoambulanca e bekuar dhe e dhuruar nga Papa Françesku niset drejt Lvivit

Një autoambulancë që është dhuruar dhe bekuar nga Papa Françesku është rrugës për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, sipas zyrës së informimit të Selisë së Shenjtë, raporton CNN.

Kardinali Konrad Krajewski, të shtunën u nis për në Lviv me automjetin, i cili do t'u jepet autoriteteve në Lviv në një përpjekje për t'i ofruar lehtësi qytetit.

Papa të enjten kritikoi ashpër shtetet për rritjen e shpenzimeve ushtarake teksa Rusia vazhdon pushtimin e Ukrainës, duke e quajtur “çmenduri”.

Ai fajësoi për luftën “e turpshme” në Ukrainë, “logjikën e vjetër të fuqisë që ende dominon në të ashtuquajturat gjeopolitika”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Papës që ta vizitonte vendin.