Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australia i ndan 30 transportues të blinduar për Ukrainën

Australia ia premtoi Ukrainës 30 transportues të blinduar të tipit Bushmaster, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Këtë e bëri të ditur ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ku shkroi në Twitter se pos armatimit, Australia edhe do t’i trajnojë ushtarët ukrainas.

“Këto automjete të blinduara kanë treguar rezultate të shkëlqyera në fushëbetejën dhe Ukraina ka kërkuar një grup shtesë”, shkroi ai.

Në prill, Ukraina mori dërgesën e parë me 20 automjete të blinduara të Bushmaster. Në maj dhe korrik i shkuan dërgesat e tjera.

Të mërkurën, kompania “Raytheon Technologies” njoftoi se ua ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dy sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore, NASAMS, të destinuara për Ukrainën.

Ukraina ka marrë edhe më parë NASAMS.

Nëpërmjet këtij sistemi, SHBA-ja ka premtuar se do ta mbrojë qiellin ukrainas nga avionët rusë.

Artikuj të ngjashëm