Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Asnjë propozim për Brexit nuk merr përkrahje në Britani

Foto: Reuters

Tentativa e parë e deputetëve të Parlamentit britanik për të gjetur rrugën e konsensusit drejt Brexit-it ka përfunduar pa gjuhë të përbashkët pasi deputetët refuzuan çdo opsion.

Tetë propozime u refuzuan nga deputetët.

Thirrjet për doganë të përbashkët me Bashkimin Evropian u refuzuan me 272 vota kundër në krahasim me 264 pro, teksa një thirrje për referendum të ri u refuzua me 295 vota kundër.

Sekretari për Brexit, Steven Barclay, ka thënë se rezultat forcojnë qëndrimin e qeverisë se marrëveshja e tyre ishte “opsioni më i mirë”.

Plani alternativ i Laburistëve u refuzua me 307 vota kundër. Pesë opsionet tjera – përfshirë mbështetjen për dalje pa marrëveshje, të ashtuquajturin planin e tregut të përbashkët 2.0, propozimi për mbetjen në Arenën Ekonomike Evropiane dhe ndalimin e procesit duke hequr nenin 50 – dështuan të marrin shumicën në Parlament.