Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Asambleja Kombëtare e Francës miraton projektligjin kontravers për imigracion

Dhoma e Ulët e parlamentit të Francës ka miratuar një projektligj për imigracion që është kritikuar nga të majtët duke u cilësuar shumë kufizues derisa të djathtët e kanë konsideruar tejet tolerant.

Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar projektligjin pas 61 orësh debat.

Projektligji është miratuar me mbështetjen e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron.

Dhoma e Lartë dhe Senati do të shqyrtojnë të njëjtin në muajin qershor.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, ka thënë se masa synon të krijojë “kontrollim më të mirë” të imigrimit.

Përmes projektligjit, është planifikuar që vendimi për azilkërkuesit të bëhet i ditur brenda gjashtë muajve si dhe të bëhet më i lehtë dëbimi i personave që cilësohen si migrantë “ekonomikë”.

Edhe Franca me ligj për dëbimin e refugjatëve Botë Franca me ligj për dëbimin e refugjatëve

Ndërkohë, refugjatëve të pranuar do t’iu rritet ndihma me qëllim të integrimit në shoqëri por edhe për qasje më të mirë në shkollat franceze.

Vitin e kaluar, Franca ka pranuar një numër rekord prej 100,000 azilkërkuesish.