Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet siriani që planifikonte sulm vetëvrasës në Berlin

Policia gjermane ka arrestuar një 17-vjeçar në Uckermark të Gjermanisë i cili ishte azilkërkues dhe kishte planifikuar sulm vetëvrasës në Berlin.

Ministri i Brendshëm, Karl-Heinz Schroter, ka njoftuar se adoleshenti është arrestuar në lagjen Brandenburg, Uckermark, transmeton Koha.net.

17-vjeçari kishte hyrë në Gjermani në vitin 2015, dhe kishte jetuar në një shtëpi refugjatësh i pashoqëruar.

Forcat speciale kanë thënë se nga i dyshuari kanë gjetur se i ka dërguar familjes së tij një mesazh lamtumire ku i kishte njoftuar se është bashkuar me “xhihadin” dhe se kishte planifikuar të kryej një sulm vetëvrasës.

Policia ka konfirmuar se i arrestuari është sirian dhe aktualisht është duke u marrë në pyetje, ndërkaq njësitë policore janë në kontroll tek shtëpia ku kishte banuar.

Artikuj të ngjashëm