Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet shkrimtari i famshëm ugandas

Shkrimtari ugandas Kakwenza Rukirabashaija, që ka fituar çmim prestigjioz për shkrim të guximshëm, është arrestuar, ka konfirmuar avokati i tij, raporton BBC.

Arsyeja për arrestimin e tij është e paqartë, por ai kohët e fundit ka kritikuar në Twitter presidentin e Ugandës, Yoweri Museveni dhe djalin e tij gjeneralin Muhoozi Kainerugaba.

Ai ka thënë se Musevenitë i kanë sjellë Ugandës shumë vuajtje.

Policia ende nuk e ka konfirmuar arrestimin e Rubirabashaijas, por avokati i tij Eron Kiiza, ka thënë se ai është arrestuar dhe po mbahet nga inteligjenca.

Në postimin e tij të fundit në Facebook para se të merrej të martën, Rubirabashaija shkroi: “Jam në arrest shtëpiak. Persona me armë po thyejnë derën. Ata thonë se janë policë, por nuk janë në uniforma. Jam mbyllur brenda”.

Rukirabashaija ka fituar këtë vit çmimin ndërkombëtar “Pen Pinter” për guximin.

Ai më së tepërmi është i njohur për novelën satirike “The Greedy Barbarian”.

Artikuj të ngjashëm