Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet një punonjës i Konsullatës amerikane në Stamboll

Policia turke ka arrestuar një të punësuar në Konsullatën e SHBA-ve në Stamboll për shkak të, siç theksojnë autoritetet turke, të lidhjeve me ish-imamin Fetullah Gulen.

Qeveria turke fajëson Gulenin si organizator të tentim të grusht shtetit ushtarak, vitin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtetasi turk i identifikuar si M.T është arrestuar mbrëmë për shkak siç thuhet spiunimit dhe tentimit të “shkatërrojë” rendin kushtetues në Turqi.

Ai dyshohet edhe për lidhje me ish-prokurorin dhe katër shefat e Policisë që kanë udhëhequr hetimet për korrupsion në vitin 2013.

Zyrtarët e akuzojnë Gulenin se qëndron prapa hetimit për korrupsion në mënyrë që të luftojë Qeverinë.

Ambasada amerikane në Turqi bën të ditur se do të deklarohet për këtë arrestim.