Policia gjermane ka arrestuar një person nën dyshimet se ka vrarë një person. Ai dyshohet se vrasjen e ka kryer nën motive seksuale dhe kanibale.
Eshtrat e viktimës janë gjetur në një park në Berlinin verior nga disa kalimtarë, shkruan BBC.
I dyshuari me emrin Stefan, është inxhinier elektrik i cili ishte larguar nga banesa e tij para mesnatës së pesë shtatorit dhe më pas ishte shpallur i zhdukur nga miqtë e tij. Autoritetet policore në hetimet fillestare thonë se i vrari ishte “viktimë e një kanibali”.
Mediat gjermane e kanë krahasuar këtë krim me atë të Armin Meiës, një kanibal gjerman i burgosur me dënim të përjetshëm në vitin 2006. Ai e kishte njoftuar viktimën në një faqe interneti të interesuar për kanibalizëm. Ai e kishte filmuar vrasjen dhe më pas ishte zbuluar se motivet kanë qenë për kënaqësi seksuale./KOHA/
-
Vrasësi gjerman me fantazi të kanibalizmit, burgoset përjetë
-
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani me 6 të vdekur
-
Mjeku gjerman akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve
-
Gjenden tre të vdekur në një ndërtesë banimi në Gjermani
-
Dy të vrarë në sulm me thikë në Gjermani, arrestohet i dyshuari