Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e deputetit gjerman

policia gjermane

Policia gjermane arrestoi një të dyshuar lidhur me vrasjen e deputetit 65-vjeçar, Walter Luebcke, i cili u qëllua në kokë nga një distancë e afërt një javë më parë, bëri të ditur një zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi nuk pranoi të japë detaje mbi të dyshuarin duke cituar se hetimet janë në vazhdim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një raporti të gazetës ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i dyshuari është një djalë i ri, me lidhje private me Luebcke. Sipas raportit, djaloshi u mor në pyetje sot pasdite dhe burime të afërta me hetimin deklaruan se autori i veprës ishte identifikuar.

Luebcke, anëtar i Bashkimit Kristian-demokrat (CDU) të kancelares Angela Merkel, u gjet i vdekur menjëherë pas mesnatës, më 2 qershor, nga një i afërm në tarracën e kopshtit të shtëpisë së tij në fshatin Wolfhagen-Istha, pranë qytetit të Kasselit.

Luebcke kishte qenë në krye të këshillit rajonal të Kasselit, në shtetin perëndimor të Hesses dhe për disa vite shërbeu si parlamentar./Atsh/