Policia e Brazilit ka arrestuar kryetarin në largim të Rio de Zhaneiros, Marselo Krivella, pas ngritjes së dyshimit të bazuar se kishte lidhje me një skemë kriminale të haraçit. Pastori i kthyer në politikan pritej të largohej nga detyra më 1 janar, pasi kishte humbur zgjedhjet e reja në garën me pararendësin, Eduardo Paes.
Krivella ka deklaruar para gazetarëve, pas arritjes në stacionin lokal policor, se arrestimi i tij është i padrejtë. Ai e ka lidhur arrestimin me gatishmërinë e pretenduar për t’i luftuar interesat e korporatave dhe lobistëve. Ka thënë se ishte kryetari që e luftoi më së shumti korrupsionin. Krivella është aleat i afërt i presidentit brazilian, Xhair Bolsonaro. Policia kishte rrethuar dhe bastisur shtëpinë e tij qysh në orën gjashtë të mëngjesit. Hetimet kanë treguar se Krivella kishte lidhje të ngushta me Rafael Alveshin, biznesmen i dyshuar për udhëheqjen e skemës së haraçit. Krivella ngarkohet se kishte ofruar tenderë në këmbim të favoreve personale.
-
Rama: Askush mbi ligjin
-
Bolsonaro arrestohet nën dyshimin se ka planifikuar ikjen nga arresti shtëpiak
-
Të paktën 20 të vdekur gjatë një operacioni kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro
-
Bolsonaro planifikon të kërkojë azil në Argjentinë, thonë autoritetet braziliane
-
Ish-presidenti i Brazilit në arrest shtëpiak