Policia ka arrestuar katër persona nga gjithsej 15 që i kërkon Prokuroria Publike lidhur me dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, mëson Alsat-M nga burime jozyrtare.
Njëri nga katër personat, sipas burimeve të njëjta, është kryeshef në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. Njëmbëdhjetë personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest janë të pakapshëm për policinë.
Të gjithë 15 personat të cilët po i kërkon MPB-ja, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan qendrën për pres konferenca në Kuvend dhe rrahën deputetët.
Artikuj të ngjashëm
-
Sërish arrestohen një pjesë e të akuzuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë
-
Prokuroria lëshon fletarreste për 15 persona që sulmuan Kuvendin e Maqedonisë
-
Tre ish-zyrtarë të lartë në Maqedoni arrestohen për dhunën në Kuvend
-
Një vit nga dhuna e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë
-
Për dhunën në Kuvend të Shqipërisë, 6 të arrestuar, 10 deputetë procedohen